Arsenali mposhtet nga West Hami

Arsenali mposhtet nga West Hami

Arsenali e ka pësuar humbjen e parë në shtëpi për këtë sezon, pasi u mposht 2-0 nga West Hami në “Emirates”.

Pas vetëm 13 minutash lojë, Çekanët kaluan në epërsi me golin e Tomas Soucek, që u asistua prej Jarrod Bowen.

Mysafirët morën një goditje aspak të lehtë, kur Lucas Paqueta pësoi lëndim në minutën e 33-të dhe u detyrua të zëvendësohej Said Benrahma.

Arsenali dominoi në këta 45 minutat e parë, por që nuk arritën t’i barazonin shifrat.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për West Hamin, që realizoi për 2-0 në minutën e 55-të me golin e Konstantinos Mavropanos, që u asistua prej James Ward-Prowse.

Në minutën e 83-të, Arsenali kërkoi penallti për një ndërhyrje në Bukayo Sakan, mirëpo VAR-i sinjalizoi se loja duhej të vazhdonte.

West Hami patin shansin ta shënonte golin e tretë, por Benhrama nuk ia doli ta mposhte David Raya nga pika e bardhë në minutën e 90+5-të.

Arsenali me këtë humbje gjendet në vendin e dytë me 40 pikë, dy më pak se lideri Liverpooli, ndërsa në xhiron e 20-të do të takohet me Fulhamin.

Related Articles