Nga sot fillon gara Grand Prix në Zagreb të Kroacisë, kësaj radhe me numër mjaft të madh të garuesve.
Kosova do të paraqitet në Grand Prix të Zagrebit me 3 garuese: Distria Krasniqin, Flaka Loxhën dhe Laura Fazliun.
Distria dhe Flaka do të garojnë sot. Kampionia olimpike në raundin e parë do të përballet me xhudisten nga Qipro, Sofia Asvesta në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Kurse, në kategorinë deri në 57 kilogramë do të garojë Flaka Loxha sot, e cila do të jetë e lirë në raundin e parë.
Kurse, në rrethin e dytë ajo do të ketë punë me xhudisten nga Kazakistani, Bakyt Kussakbayeva.
Nesër ndërkohë do të garojë Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Në këtë Grand Prix do të jenë pjesëmarrëse 5 kontinente, 69 shtete, 503 garues, 288 meshkuj, 215 femra.