“Grand-Prixi” në Arabinë Saudite do të mbahet pavarësisht sulmit me raketë

“Grand-Prixi” në Arabinë Saudite do të mbahet pavarësisht sulmit me raketë

Pavarësisht sulmit me raketë në një fabrikë të naftës afër pistës në Jeddah, “Grand – Prixi” i Formula 1 në Arabinë Saudite do të organizohet ashtu siç ishte planifikuar, raporton Gazeta Enigma.

Provat e dyta u shtynë për 15 minuta pas sulmit , kurse pronarët e ekipeve dhe ngasësit u thirrën në një takim me presidentin e Formula 1, Stefano Domenicali.

Ngasësit e Formula 1 kanë shprehut haptazi shqetësimet e tyre për sigurinë në këtë ngjarje.

Pas shpërthimit, të gjitha konferencat për media pas provave janë anuluar.

Rebelët Houti të Jemenit e morën përgjegjësinë për këtë sulm, ka shkruar të premten agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Kohën më të shpejtë në provat e dyta e pati Charles Leclerc i Ferrarit, me 0.14 sekonda më shpejtë se Max Verstappen i Red Bullit.

Related Articles