Loriana Kuka ka arritur me sukses që të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovare në raundin e dytë e eliminoi me IPPON gjermanen Teresa Zenker.
Në çerekfinale, Kuka do të ketë punë me xhudisten holandeze, Guusje Steenhuis.
Kujtojmë që raundin e parë, Loriana e kaloi pa luftë.