Lojtarët me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri, janë ftuar nga Kombëtarja e Zvicrës për ndeshjen me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja do të zhvillohet në Beograd, më 12 tetor nga ora 20:45.
Paraqitja e Xhakës në stadium do të jetë një “shibël në sy” për tifozët serbë, të cilët ende e mbajnë mend mirë golin bombastik të Xhakës, kur “shpoi” rrjetën e Serbisë në Botërorin e vitit 2018, madje duke bërë me duar shqiponjën krenare teksa festonte bashkë me yllin tjetër me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqirin. /Gazeta Enigma