Granit Xhaka flet pas golit të parë me Sunderlandin

Granit Xhaka flet pas golit të parë me Sunderlandin

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka shprehur kënaqësinë e tij që shënoi golin e tij të parë për “Macet e Zeza” në barazimin e së hënës mbrëma me Evertonin në Ligën Premier.

Të besuarit e David Moyes kishin marrë epërsinë në minutën e 15-të me anë të golit të Iliman Ndiaye përpara se ylli shqiptar të rivendoste barazimin për vendasit në “Stadiumin e Dritave”.

Ndërsa shpreh gëzimin e tij për suksesin e tij personal, ai ndihet pak i zhgënjyer që ekipi i tij nuk mundi të merrte pikët maksimale nga kjo përballje.

“Është gjithmonë mirë të shënosh golin e parë për klubin e ri”, ka thënë fillimisht Xhaka për mediat pas ndeshjes.

“Të gjithë e dinë që jam shumë i lumtur këtu dhe po përpiqem të jap më të mirën time. Ditë pas dite, në çdo ndeshje”.

“Është për të ardhur keq që nuk morëm tre pikët, por jam gjithmonë i lumtur ta ndihmoj ekipin”.

“Është mirë kur shënon kaq afër fillimit të pjesës së dytë sepse ke edhe 45 minuta të tjera. Me pak fat, mund të kishim shënuar golin e dytë, por patëm fat që nuk e pësuam golin e dytë në 25 minutat e para”.

“Jemi gjysmë të zhgënjyer dhe gjysmë të lumtur, por e marrim pikën dhe ecim përpara”, përfundoi mesfushori shqiptar. 

Related Articles