Arsenali ka konfirmuar se Granit Xhaka mungon në ndeshjen e FA Cup ndaj Nottingham Forestit shkaku që ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
The Gunners do të jenë po ashtu pa Folarin Balogun, që është infektuar me COVID-19.
Në anën tjetër, Emile Smith Rowe dhe Takehiro Tomiyasu, mungojnë për shkak të lëndimeve.
“Granit Xhaka dhe Folarin Balogun humbasin ndeshjen e sotme pasi rezultuan pozitivë për Covid, ndërsa Emile Smith Rowe dhe Takehiro Tomiyasu mungojnë për shkak të një lëndimi në ije dhe pulpës së djathtë”, thuhet në njoftimin e Topçinjve.
Gjendja e Xhakës dhe Balogun është e mirë dhe tani do të mbesin në karantinë për dhjetë ditë.
???? Here's how we line up in the @EmiratesFACup…
◾️ Leno starts in goal
◾️ Lokonga x Patino in midfield
◾️ Nketiah leads the line— Arsenal (@Arsenal) January 9, 2022