Grenell: Kurti duhet të largohet nga politika

Grenell: Kurti duhet të largohet nga politika

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenelll tha se Kurti duhet të largohet nga politika.

“E di se mund të shkaktoj kokëçarje me qëndrimin tim, por do të vazhdoj të jem i sinqertë, Albin Kurti dhe autoritetet e tanishme në Kosovë nuk përmbushin diçka për të cilën janë pajtuar, kështu që thjeshtë ata duhet të largohen nga skena politike”, citohet të ketë thënë Grenell, raporton Kosovo-online.

Grenell këtë qëndrim e pati gjatë një mitingu elektoral, derisa po mbështeste Ron Johnson, i cili synon që të zë një ulëse në Senatin Amerikan, i cili gjithashtu ka folur për kryeministrin Kurti.

“Ai vepron me supozimin se shqiptarët e Kosovës e kanë mbështetjen e parezervë të Amerika dhe që Amerika nuk i do serbët, çfarë atij ia mundëson që të bëjë çfarëdo që do, por kjo nuk është çështja”, ka thënë se Johnson.

Related Articles