Gazetari dhe kryeredaktori i revistës ‘Frontliner’, Vudi Xhymshiti, ka raportuar nga burime nga Washingtoni se Richard Grenell nuk u lejua të qëndronte pranë inaugurimit presidencial për shkak të revokimit të çertifikatës së sigurisë, shkruan Gazeta Enigma.
Kjo pasoi raportimet investigative nga FRONTLINER Magazine, Washington Post, ProPublica dhe Der Spiegel mbi dyshimet e lidhjeve të tij me paratë ruse në Evropën Lindore.
Revokimi i çertifikatës së sigurisë ia pamundësoi Grenellit të merrej në konsideratë për postin e Sekretarit të Shtetit, pavarësisht pretendimeve të mbështetësve të tij.
Raportet gjithashtu sugjerojnë se politikanët e lidhur ngushtë me Grenellin nuk u lejuan as të blejnë bileta publike për të marrë pjesë në inaugurimin presidencial.