Ish-emisari special amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka komentuar kërkesën e Kosovës që SHBA të ketë një bazë të përhershme ushtarake dhe jo vetëm.
Ndërsa u diskutua sot edhe për kërkesën që Kosova sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO-s, Grenell shkruan se është pikërisht qeveria aktuale ajo e cila ka refuzuar ndihmën amerikane për gypat e gazit, përcjell Gazeta Enigma.
”Qeveria aktuale sapo hodhi poshtë ndihmën e SHBA-së për t’u sjellë atyre një tubacion gazi”, thuhet në reagimin e tij, pas një cicërime të rishpërndarë në twitter ku bëhet i ditur lajmi për kërkesën për bazën ushtarake./Gazeta Enigma/
The current government just rejected U.S. help to bring a gas pipeline to them. https://t.co/Z6W5IPy1hP— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 27, 2022