Greva në Gjermani, pritet të anulohen edhe fluturimet nga Aeroporti “Adem Jashari”

Greva në Gjermani, pritet të anulohen edhe fluturimet nga Aeroporti “Adem Jashari”

Këtë të hënë me qindra fluturime janë anuluar në Gjermani.

Kjo pasi punonjësit e aeroporteve kanë nisur një grevë të madhe për kërkesa pagash më të larta.

Greva e sindikatave përfshin aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hanoverit, Berlinit, Duseldorfit, Dortmundit, Këlnit/Bonit, Leipzigut/Halle, Shtutgartit dhe Mynihut, transmeton Gazeta Enigma.

E lidhur me këtë Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka dalë me një njoftim.

“Ju njoftojmë, se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte.”, thuhet në njoftimin e  tyre në Facebook. /Gazeta Enigma

Related Articles