Griezmann mesazh për tifozët e Barcelonës pas rikthimit te Atletico Madridi

Griezmann mesazh për tifozët e Barcelonës pas rikthimit te Atletico Madridi

Antonio Griezmann e kompletoi rikthimin e tij te Atletico Madridi në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Sulmuesi francez kaloi te Barcelona për 120 milionë euro, derisa kishte krijuar armiqësi me tifozët e Los Rojiblancos.

Mirëpo, në afatin e kësaj vere, ai u rikthye në formë huazimi te Atletico Madridi me detyrim për ta blerë në fund të edicionit për 40 milionë euro.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Griezmann ka falënderuar tifozët e Barcelonës, derisa bëri të ditur se ishte i pikëlluar që nuk arriti ta shijonte më shumë kohën në prani të tyre.

“Të dashur Cules, jam mirënjohës për të gjithë mbështetjen. Kam dhënë gjithçka për këtë fanellë, kam qenë pjesë e këtij klubi të madh dhe po largohem sot, i trishtuar sepse nuk mund ta shijoj më prezencën tuaj në tribuna, por jam krenar që isha një prej jush. Visca Barça!”, thuhet në mesazhin e francezit.

Griezmann me gjasë do të mbetet në formë të përhershëm te Atletico, pasi Barcelona nuk e sheh më pjesë të klubit. 

Related Articles