Policia e Kosovës ka përfunduar intervisitimin e gruas së terroristit serb Milan Radoiçiq, Emën, duke e lënë më pas të lirë.
“Krimet ekonomike e kanë përdorur objektin e policisë për intervistimin e kësaj gruaje. Pas intervistimit është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë nga rajoni i Mitrovicës së Veriut.
Ema Radoiçiq u intervistua sot më herët me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë.
“Konfirmojmë se në Mitrovica Veri është duke u intervistu ky person (gruaja e Radoiçiqit, Ema) në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, thuhej në përgjigjen e Elshanit për Gazetën Enigma.