Gruaja në Prishtinë në hall me bashkëshortin, kërkon ndihmën e Policisë për shkak të dhunës sistematike

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me kanosje nga burri i saj, i cili po dyshohet se për motive akoma të panjohura e ka kërcënuar teksa ishin bashkë në banesë.

Edhe më shqetësues është fakti se viktima ka raportuar se të tilla probleme kanë qenë të vazhdueshme.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të njëjtit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Related Articles