Më 28 janar, një grua e cila ka qenë në tretman mjekësor në QKUK si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Ajo nuk iu shpëtoi plagëve të aksidentit që kishte ndodhur më 16 janar në Fushë Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Policia e Kosovës.