Gruaja nga Gjakova ndërron jetë në spital, ishte aksidentuar para disa ditësh

Pasditën e sotme 85 vjeçarja nga Gjakova ka ndrruar jetë në spital e cila ishte aksidentuar para disa ditësh në fshatin Berkoc, derisa ishte si pasagjere në veturën e një familjareje, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe Spitali Rajonal i Gjakovës të cilët kanë njoftuar se e moshuara vdiq përkundër intervenimeve të mjekëve, pasi e njëjta kishte pësuar lëndimeve të rënda trupore.

Nga 12 maji, kur ndodhi vetaksidenti, viktima ishte duke u trajtuar në repartin Kirurgjik, deri më sot, kur edhe ndërroi jetë.

Aksidenti që ndodhi atë ditë u shkaktua pasi shoferja e veturës nga pakujdesia, e kishte humbur kontrollin mbi veturë, me ç’rast kishte dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në një deponi të mbeturinave./Gazeta Enigma/

Related Articles