Gruaja nga Malisheva rrahet nga burri dhe kunati i saj

Gruaja nga Malisheva rrahet nga burri dhe kunati i saj

Dy burra kanë ushtruar dhunë fizikë ndaj një gruaje në Malisheve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është rrahur nga burri dhe kunati I saj, shkruan Gazeta Enigma.

Policia ka arrestuar të dyshuarit, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Kurse, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Malishevë 29.03.2022 – 12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare bashkëshortes respektivisht kunatës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Enigma/

Related Articles