Rrëfimi i ushtarit sirian: Lufta për Rusinë do ta ushqejë familjen time

Rrëfimi i ushtarit sirian: Lufta për Rusinë do ta ushqejë familjen time

Luftëtarëve sirianë u ofrohen rreth 6 mijë euro në muaj për të luftuar në vijën e frontit për Rusinë në luftën kundër Ukrainës, thotë BBC.

Një ushtar sirian që doli vullnetar për të luftuar tha se besonte se Rusia po kryente një masakër në Ukrainë, por gjithashtu po ndihmonte sirianë të varfër që nuk kishin mundësi të hanin.

Ai tha se kishte dalë vullnetar për shkak të parave që ofroheshin. Familja e tij nuk dëshiron që ai të shkojë, por atij iu tha se do të paguheshin më shumë se 43 mijë euro nëse ai vritej.

Ai tha se njihte të paktën 200 njerëz që kishin dalë vullnetarë.

Qeveria ukrainase dhe një OJQ kryesore siriane thonë se 14 qendra rekrutimi janë ngritur në të gjithë Sirinë./Gazeta Enigma/

Related Articles