Gruaja shtatzënë nga Malisheva vdes pasi u godit nga një veturë

Gruaja shtatzënë nga Malisheva vdes pasi u godit nga një veturë

Një grua shtatzënë ka vdekur sot, pasi u godit nga një veturë në Malishevë, teksa po ecte, njofton Gazeta Enigma.

Viktima u dërgua për trajtim në QKUK, ndërkohë që nuk arriti ti bëjë ballë plagëve të marra.

Ajo ndërroi jetë rreth orës 11:30.

Ende nuk dihet se si rodhi ngjarja, por në aksident u përfshi edhe një veturë tjetër.

Ndërkohë, edhe shoferët e dy makinave po ashtu morën trajtim mjekësor. /Gazeta Enigma

Related Articles