Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, në një tubim në Istog dha fjalë të mëdha, në rast se subjekti i tij politik që përfaqëson e merr pushtetin.
Gruda dëgjohet duke iu thënë pjesëmarrësve në këtë takim në Istog se, po të udhëhiqet vendi për katër vite nga PDK-ja, do të transformohej.
“Kosova i ka 4,3 miliardë euro buxhet. Po të garantoj, për katër vite me pas PDK-ja në dorë, ky vend transformohet. S’ka investime, hajgare. I ka pru 120 milionë euro ndihma, për me ua nda njerëzve, me ua dhanë nga 100 euro. 120 milionë euro rruga për Pejë dhe çdo rrugë tjetër që ua nxin jetën njerëzve, kryhet. E ka thjeshtu këtë punë krejt në ndihma e në asistencë”, deklaron Gruda.
