Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i ka reaguar shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavcit, pasi që kjo e fundit tha se ende nuk kanë pranuar zyrtarisht ndonjë emër konkret për president.
“Ku mbetën qato 66 vota? A i keni a jo?”, pyeti Mustafa në Facebook, duke iu referuar deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, se kjo parti do ta propozonte Vjosa Osmanin për presidente, nëse LVV garanton 66 votat e saj.
