Nagavci: Nuk kemi pranuar zyrtarisht propozim konkret për president nga PDK dhe LDK

Nagavci: Nuk kemi pranuar zyrtarisht propozim konkret për president nga PDK dhe LDK

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se kjo parti ende nuk ka pranuar zyrtarisht asnjë propozim konkret, “karshi ofertës sonë për t’i dhënë vendit një president konsensual e unifikues”.

“Përtej deklaratave në media e rrjete sociale nga PDK e LDK, deri më tani, ne nuk kemi pranuar zyrtarisht asnjë propozim konkret karshi ofertës sonë për t’i dhënë vendit një president konsensual e unifikues”, tha Nagavci.

Ndërkohë, sa i përket deklaratës së Lumir Abdixhikut, i cili tha se Vjosa Osmani mund të propozohet për pozitën e presidentit, Nagavci nuk pati ndonjë koment në shkrimin e publikuar në Facebook.

“Për shkak të peshës së situatës dhe rëndësisë së afateve, ne mbesim në pritje të propozimeve konkrete edhe sonte, dhe i ftojmë edhe njëherë PDK-në e LDK-në që të kontribuojnë në tejkalimin e situatës me propozimin e 3 emrave, dhe t’i vënë në dispozicion nënshkrimet e të gjithë deputetëve të tyre dhe t’i japim fund krizës dhe t’i ofrojmë qytetarëve stabilitetin institucional që vendi e meriton”, tha në fund Nagavci.

Related Articles