Pas konfiskimit me mbi 400 kilogramë kokainë në Kosovë ka reaguar dhe pala italiane, konkretisht Guardia di Finanza Comando Provinciale Reggio Calabria (GDF).
Në njoftimin e tyre shpjegohet si janë kapur 400 kg kokainë në Kosovë, e cila kishte kaluar nga Porti i Durrësit.
Sipas saj janë ndaluar 25 persona dhe 7 prej tyre janë arrestuar si të përfshirë në trafikimin e kësaj sasie.
“Droga, nëse shitet me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë së drogës, do të kishte lejuar krimin e organizuar të fitonte mbi 100 milionë euro”, shkruhet në deklaratën zyrtare të GDF-së.
Ngarkesa e paligjshme u identifikua përmes skanimit me rreze X, të kryera me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Brazilit dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan të Kosovës.
Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria italiane, urdhëroi lejimin e sasisë së kokainës.
Kështu në bashkëpunim me Prokurorinë e Kosovës dhe atë shqiptare, sasia e madhe e kokainë u la që të dërgohej në destinacion.
Ndër të tjera në deklaratën e saj thuhet se gjatë kontrollit në disa lokacione tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 € para kesh, 200 denar MK, një veturë, 6 telefona celular, 6 PC, dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc.