Guardiola: Jemi në mbështetje të Zinchenkos

Guardiola: Jemi në mbështetje të Zinchenkos

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se futbollisti ukrainas, Oleksandr Zinchenko ka mbështetjen e plotë nga i gjithë klubi anglez, shkruan Gazeta Enigma.

Guardiola ka thënë se Zinchenko është i shqetësuar për situatën në vendin e tij pas sulmit të Rusisë.

“Zinchenko është i shqetësuar. Ai ka familje dhe miq. Nëse ata po vrasin njerëz të pafajshëm në vendin tuaj, si do të ndiheshit? Zinchenko është tepër i fortë, një djalë vërtet brilant. Sigurisht që nuk është e lehtë, por sot dhe dje në stërvitje ai ishte i shkëlqyer. Ai është gati të luajë nëse duhet të luajë”, deklaroi Guardiola.

Zinchenko së fundmi i është bashkuar një proteste të organizuar në Britaninë e Madhe për të shprehur shqetësimet rreth luftës në Ukrainë./GazetaEnigma/

Related Articles