Po vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, në Gjykatën Speciale të Kosovës do të vazhdojë.
Pyetjeve të prokurores po ju përgjigjet Gucati, i cili ndër të tjera e theksoi edhe njëherë se nuk e dinë se nga kanë ardhur dokumentet e Gjykatës Speciale në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Vdes me zhig me ditë se kush i ka pru ato dokumente në zyrat tona”, tha Gucati.
Aktualisht është ndërprerë seanca për të vazhduar pas pauzës. /Gazeta Enigma.