Gucati: Nëse nuk shkarkohet Dimal Basha, protesta është e pashmangshme

Gucati: Nëse nuk shkarkohet Dimal Basha, protesta është e pashmangshme

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ripërsëritur kërkesën për shkarkimin e kryeparlamentarit Dimal Basha.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha në emisionin FIVE se Basha nuk mund të ikë nga përgjegjësia për një botim shkencor të përbashkët me një autore maqedonase, ku, sipas tij, janë bërë akuza të rënda ndaj UÇK-së.

“Ai ka qenë bashkëpunëtor i atij punimi, nuk mund të ikë prej fajësisë, ai vetë e pranon që ka marrë pjesë. Mua më vjen keq që nuk dëgjojmë asnjë fjalë të mirë, vetëm fyerje dhe sulme ndaj pjesëtarëve të UÇK-së dhe dëshmorëve. Janë fyer të gjitha personalitetet më të shquara të vendit që kanë dhënë jetën për vendin”, tha Gucati.

“Shpresoj që partitë opozitare të marrin iniciativë për shkarkimin. Nëse jo, atëherë dalja në rrugë është e pashmangshme. Do të protestojmë, data nuk është caktuar”, paralajmëroi Gucati.

Related Articles