Brest – PSG, shënohen 6 gola, Gueye shënon golin e karrierës

Brest – PSG, shënohen 6 gola, Gueye shënon golin e karrierës

Është mbyllë sfida e javës së dytë në Francë, në mes të Stade Brestois – Paris Saint-Germain. Mysafirët kanë shënuar fitore 2 – 4, shkruan Gazeta Enigma.

Ander Herrera i PSG-së ka qenë ai që ka shënuar i pari në këtë ndeshje për mysafirët, ndërsa Kylian Mbape i shumërfolur ditëve të fundit, ka dyfishuar epërsinë e parisienëve në minutën 36′.

Por lojtari vendës, Franck Honorat u përkujdes që të zbus epërsinë e mysafirëve në minutën 42′, pak para se skuadrat të shkojnë në pushim.

Në pjesën e dytë, ishte Gueye i PSG-së, i cili realizoi nga një distancë rreth 30 metra golin e tretë të mysafirëve në minutën e 73-të të ndeshjes.

Ai goditi fuqishëm për ta mposhtur portierin kundërshtar me një gol mjaft të bukur.

Në minutat e fundit të ndeshjes janë shënuar dy gola të shpejtë, për t’u mbyllur ndeshja me rezultat të përgjithshëm 2 – 4 për Parisin. Së pari Steve Mounie i Brestit ngushtoi rezultatin në 2 : 3 në minutën 85′, ndërsa në vazhdim të lojës shtesë Angel di Maria ishte ai që vulosi epilogun përfundimtar të takimit, me golin e parë të tij këtë kampionat, ndërsa të katërtin për skuadrën e tij (PSG) në këtë takim, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles