Guild Eagles pësojnë humbje nga Escstatic, nuk kualifikohen në ‘PGL CS2 Major Copenhagen’ – por kanë edhe një shans

Guild Eagles pësojnë humbje nga Escstatic, nuk kualifikohen në ‘PGL CS2 Major Copenhagen’ – por kanë edhe një shans

Guild Eagles ka pësuar humbje ndaj ekipit danez Escstatic me rezultat 2-1 në kualifikimet për në ‘PGL CS2 Major Copenhagen’.

Në Map-in e parë ‘Ancient’, djelmoshat tanë fituan dhe dominuan, duke e mbyllu me rezultat bindës prej 13-3.

Në Inferno, që ishte Map-i i dytë, fitoi skuadra daneze Escstatic me rezultat 13-9.

Gjithçka do të vendosej në Map-in e tretë në Overpass, ku fillimi ishte i barabartë, deri te rezultati 4-4.

Por danezëy fituan gjashtë raunde, duke shkuar në rezultatin 10-4, gjë që bëri që Guild Ealges të kërkojë ‘time-out’.

Por as kjo nuk i ndihmoi dhe Map-i i tretë u mbyll me rezultat 13-5.

Pas kësaj humbje, Guild Ealges nuk arrin të kualifikohet për në ‘PGL CS2 Major Copenhagen’.

Guild Eagles do të ketë edhe një shans nëpërmjet “Last Chance Qualifier”.

Related Articles