Një pilot rus i një linje ajrore ka patur guximin t’i flasë pasagjerëve gjatë fluturimit duke u thënë se lufta në Ukrainë është një krim.
Në një video e cila është bërë virale në rrjetet sociale, piloti thotë se çdo pasagjer ka të drejtë të pajtohohet ose jo me mendimin e tij.
“Lufta në Ukrainë është krim. Unë mendoj se qytetarët e arsyeshëm do të pajtohen me mua dhe do të bëjnë gjithçka për ta ndaluar”, -tha ai.