Gvardiol te City, bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

Gvardiol te City, bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

Manchester City do ta kompletojë transferimin e Joshko Gvardiolit në fund të javës dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi i tij. Qendërmbrojtësi kroat i Leipzigut, që kërkohej nga shumë skuadra të njohura evropiane, ka zgjedhur të luajë për Manchester Cityn.

Njohësi i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano, ka shkruar se lëvizja e tij do të bëhet për 90 milionë euro, përfshirë edhe bonuset. Testet mjekësore, Gvardiol pritet t’i kryejë të premten. Nëse finalizohet marrëveshja, Gvardiol do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Ai do ta thyente edhe rekordin e Harry Maguire, që në vitin 2019, ishte transferuar nga Leicester City te Manchester Unitedi, për 87 milionë euro.

Manchester City në edicionin e kaluar pranoi vetëm 33 gola në Premier League. Në edicionin e kaluar, Gvardiol zhvilloi 41 paraqitje për Leipzigun në të gjitha garat dhe shënoi tre gola. Ai paraqitje të mira pati edhe në Kupën e Botës në Katar me Kroacinë, kur zuri vendin e tretë.

Related Articles