Gyokeres sytë veç kah Real Madridi

Gyokeres sytë veç kah Real Madridi

Viktor Gyokeres raportohet se i ka bërë një kërkesë agjentit të tij që të bisedojë vetëm me një klub në veçanti, para largimit nga Sporting Lisbona në verë. 

26-vjeçari ka regjistruar 48 gola dhe 12 asistime në 47 paraqitje për Sporting Lisbonën këtë sezon dhe këto statistika të pabesueshme kanë bërë që për të të ketë interesim nga disa klube të mëdha evropiane. 

Në dhjetor, mediumi portugez A Bola pretendoi se Gyokeres ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila do të ishte e mjaftueshme për ta transferuar atë në verë. 

Sidoqoftë, i njëjti medium më vonë shpjegoi se Sportingu është i hapur të negociojë për shitjen e tij verën e ardhshme për një çmim të reduktuar prej 70 milionë eurosh plus bonuse. 

Sulmuesi supozohet se ka tërhequr interesim nga klube të Ligës Premier si Manchester United dhe Arsenali. 

Sidoqoftë, ndonëse klubet angleze janë të etura që të nënshkruajnë me suedezin, Defensa Central raporton se Real Madridi është zgjedhja e parë e tij. 

“Agjentët e Gyokeres kanë kontaktuar Real Madridin rreth një transferimi të mundshëm të sulmuesit në Santiago Bernabeu”, thuhej në raportin e Defensa Central. 

Pavarësisht kontaktit dhe dëshirës së lojtari për të luajtur në Spanjë, duket se kjo nuk do të ndodhë. 

“Sipas Defensa Central, Madridi nuk është i gatshëm të nënshkruajë me Gyokeres nga Sporting Lisbona këtë verë”. 

“Teksa presidenti Florentino Perez vlerëson atributet dhe kualitetin e Gyokeres, ai nuk është i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro për të”, ka cituar TEAMtalk nga raporti i mediumit spanjoll. 

15 herë kampioni i Evropës ka shumë opsione në fazën e sulmit dhe transferimi i një lojtari tjetër në atë pozicion po shihet si i panevojshëm.

Related Articles