Hajdari flet për prioritete që synon t’i arrijë gjatë mandatit 4-vjeçar.

Hajdari flet për prioritete që synon t’i arrijë gjatë mandatit 4-vjeçar.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka listuar pesë prioritete që synon t’i arrijë gjatë mandatit 4-vjeçar. Ofrimi i ofertës turistike kosovare për turistët evropianë dhe në botë mbetet një prej tyre.

Ministrja Rozeta Hajdari flet për kontratën për markimin e karburanteve, kontratë për të cilën kanë nisur hetimet e që rrezikon që Kosovën ta dërgojë në arbitrazh. Po ashtu, ajo shprehet se po tentojnë që të rrisin kapacitetet inspektuese.

Rritja e investimeve, prodhimtarisë dhe eksporteve mbeten ndër prioritetet e para të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Veç këtyre, ministrja Hajdari theksoi se mbetet shumë punë për të bërë për ngritjen e imazhit për investime në Kosovë. Teksa ka shtuar se kanë në prioritet edhe investimet e reja në kompleksin turistik në Brezovicë, për të tërhequr më shumë turistë nga Ballkani dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Ministrja e MINT, Hajdari në një intervistë për KosovaPress thekson se pesë prioritetet e saj me programin qeverisës mbeten për përmirësimin e klimës së të bërit biznes, rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit privat, nxitja e investimeve dhe përmirësimin e bilancit tregtar.

“Në planin e qeverisë që është me parimin kryesor dhe konceptet kryesore ‘Punësim dhe drejtësi’ ne iu kemi përshtatur platformës dhe programit qeveritar me pesë prioritete strategjike në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Prioriteti i parë përfshinë përmirësimin e të bërit biznes, dhe rritjen e konkurrushërmisë së sektorit privat. E dyta është për zhvillimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë, zhvillimi i turizmit, pastaj përmirësimi i infrastrukturës së cilësisë dhe standardeve për produktet tona industriale si dhe nxitja e investimeve dhe përmirësimi i bilancit tregtar”, theksoi Hajdari.

Sa i përket zhvillimit të turizmit dhe tërheqjes së turistëve të huaj, ministrja Hajdari theksoi se në planin e MINT është përfshirë edhe resori i Brezovicës.

Investimet janë të nevojshme, pasi sipas saj Kosova nuk ka ende akomodim të mjaftueshëm për turistët.

Related Articles