Mbrojtësi kosovar Albian Hajdari mund t’i bashkohet Bayer Leverkusenit.
Të paktën kështu ka njoftuar të hënën mbrëma gazeta e madhe gjermane “Bild”., transmeton Gazeta Enigma.
Hajdari është duke u paraqitur me shumë sukses te Lugano, që garon në Superligën e Zvicrës.
Sipas gazetës gjermane, Leverkuseni tashmë ka nisur bisedimet për transferimin e mbrojtësit të talentuar 21-vjeçar. Hajdari, i cili debutoi gjatë këtij muaji me fanellën e Zvicrës, me Luganon ka kontratë deri në vitin 2028.