Hajdari pasi la Zvicrën për Kosovën – “Nder i madh, diçka që shkon përtej futbollit”

Hajdari pasi la Zvicrën për Kosovën – “Nder i madh, diçka që shkon përtej futbollit”

Qendërmbrojtësi i Hoffenheimit Albian Hajdari është i lumtur me vendimin që mori për ta përfaqësuar Kosovën.

Pas Leon Avdullahut, edhe Hajdari vendosi të mbrojë ngjyrat e fanellës dardane për t’u përshëndetur me Zvicrën, kombëtare tek e cila luajti në të gjitha grupmoshat.

Në një intervistë për Telegrafin, ylli i Hoffenheimit e pranoi se e ka menduar gjatë se cilën kombëtare ta përfaqësoj, mirëpo në fund vendosi me zemër që të zgjedhë Kosovën.

“Ka qenë një proces i gjatë dhe shumë i menduar. Kam rrënjë të thella si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë, dhe jam mirënjohës për gjithçka që federata zvicerane ka bërë për mua që nga fëmijëria. Në të njëjtën kohë, historia e familjes sime dhe identiteti im janë të lidhura fort me Kosovën. Pas shumë bisedave me familjen, këshilltarët dhe të dy federatat, ndjeva se përfaqësimi i Kosovës është rruga që pasqyron më së miri zemrën dhe trashëgiminë time.

“Është një nder i madh. Historia e prindërve të mi dhe kultura me të cilën jam rritur e bëjnë këtë shumë emocionale për mua. Të përfaqësosh Kosovën në arenën ndërkombëtare është diçka që shkon përtej futbollit – është një mënyrë për t’i dhënë diçka mbrapsht një vendi që është pjesë e asaj që unë jam”.

I pyetur se kush e bindi, Hajdari ishte i qartë: Familja. Ai gjithashtu shfrytëzoi rastin të falënderonte njerëzit e dy federatave, që kanë qenë tepër mbështetës dhe nuk i bën presion për vendimin më të rëndësishëm.

“Kryesisht familja. Ata kurrë nuk më kanë shtyrë, por përvoja dhe vlerat e tyre më udhëhoqën. Shokët e skuadrës dhe njerëzit nga të dy federatat ishin shumë të respektueshëm dhe mbështetës, gjë që e vlerësoj jashtëzakonisht.

Hajdari njësoi si Avdullahu ishte plotësisht i qartë, vendimi është pro Kosovës dhe jo kundër Zvicrës.

“Po, absolutisht. Zvicra më ka dhënë edukimin tim futbollistik dhe çdo mundësi për t’u zhvilluar. Jam krenar që kam veshur fanellën e Zvicrës dhe gjithmonë do të jem mirënjohës për atë periudhë. Ky vendim nuk është kundër Zvicrës; është thjesht për Kosovën”.

22-vjeçari gjithashtu shtoi se synon të inkuadrohet sa më shpejtë te kombëtarja e Kosovës, ndërsa ëndrra mbetet kualifikimi.

“Në afat të shkurtër, dua të përshtatem shpejt, të ndihmoj skuadrën në ndeshjet e ardhshme dhe të tregoj cilësitë e mia. Në afat të gjatë, shpresoj që të mund të kualifikohemi në turne të mëdhenj dhe ta vendosim Kosovën si një forcë të qëndrueshme në futbollin evropian”.

“Sa ndikon ky vendim në zhvillimin tënd si futbollist? Më jep përgjegjësi dhe sfida të reja. Të luash ndeshje të rëndësishme për një kombëtare që po ndërton të ardhmen e saj kërkon lidership dhe vazhdimësi, dhe kjo do të më ndihmojë të rritem si lojtar dhe si person”, u shpreh ai për Telegrafin.

Hajdari edhe iu dërgoi një mesazh futbollistëve tjerë shqiptarë që ndodhën në pozitë të njëjtë: Zgjedhni me zemër.

“Secili duhet të marrë vendimin e vet. Nëse rruga ime i tregon lojtarëve të rinj se ata mund ta ndjekin zemrën e tyre – çfarëdo që kjo të nënkuptojë për ta – atëherë kjo është pozitive. Qoftë që zgjedhin Zvicrën apo Kosovën, gjëja më e rëndësishme është të ndihen të vërtetë ndaj vetes”.

Krejt në fund, ylli i ri i Kosovës i falënderoi tifozët për mbështetjen e madhe dhe iu premtoi se do jep gjithçka për t’i bërë krenar.

“Faleminderit për mirëseardhjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme. Do të jap gjithçka në fushë për t’ju bërë krenarë dhe për të ndihmuar Kombëtaren tonë të ecë përpara”.

Related Articles