Hajnat ia mësyjnë depos me makina të ndërtimtarisë në Prizren, vjedhin pajisje në vlerë të 56 mijë eurove

Hajnat ia mësyjnë depos me makina të ndërtimtarisë në Prizren, vjedhin pajisje në vlerë të 56 mijë eurove

Vjedhjet në shtëpi, banesa, institucione e zyra të ndryshme në vendin tonë nuk po kanë të ndalur. Herë vetëm e herë në grup, hajnat po arrijnë të kapin para të gatshme, stoli të ndryshme, pajisje të punës e gjithçka tjetër me vlerë. Cak i vjedhjes gjatë ditës së djeshme ka qenë edhe një depo në lagjen Arbana në Prizren.

Rasti është denoncuar paradite nga pronari i depos, i cili ka deklaruar se dëmi i shkaktuar si pasojë e vjedhjes kap vlerën e mbi 56 mijë eurove.

Siç mëson Sinjali, vjedhja dyshohet së është kryer gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat, të cilët kanë arritur të vjedhin disa makina suvatimi e pajisje të tjera për ndërtimtari dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera do ndërmerren posa të kapen të dyshuarit.

Related Articles