Hajnat në Ferizaj thyejnë dritaret e xhamisë, futen brenda

Hajnat në Ferizaj thyejnë dritaret e xhamisë, futen brenda

Në xhami shkuan por jo për të kryer ritet fetare.

Dy të dyshuar të premtën kanë dëmtuar dritaret e më pas janë futur brenda në Muhoc të Ferizajit.

Sipas raportimit, të dyshuarit pastaj kanë hequr nga rrjeti elektrik kamerat e sigurisë.

Rasti është cilësuar “Vjedhje e rëndë në tentativë”, dhe po hetohet, shkruan në raportin 24-orësh të policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles