Hajni i vjedh para të gatshme një personi në Prishtinë, largohet në drejtim të panjohur

Hajni i vjedh para të gatshme një personi në Prishtinë, largohet në drejtim të panjohur

Përpara i doli me maskë andaj të vështirë e kishte për ta identifikuar hajnin që ia vodhi paratë një personi në Prishtinë.

Andaj menjëherë ky i fundit ka raportuar në polici për grabitjen që i është bërë.

Sipas raportit të policisë personi i maskuar është larguar në drejtim të panjohur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një person i maskuar i ka grabitur para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës. /Gazeta Enigma

Related Articles