Skuadra e Hajvalisë e ka fituar titullin kampion tek futbolli i femrave. Hajvalia e mposhti skuadrën e Mitrovicës, me rezultatin përfundimtar që ishte 3 me 1.
Pas kësaj fitoreje EP Hajvalia pozicionohet në vendin e parë me 59 pikë, tri më shumë se Mitrovica.
Kujtojmë që kjo ndeshje është zhvilluar në Drenas në stadiumin e “Feronikelit” nën sistemin VAR dhe gjykuar nga trajneri me stëmë të FIFA-s, Genc Nuza, shkruan Gazeta Enigma.
Vetëm para pak ditësh, KFF Mitrovica e fitoi Kupën e Kosovës, pikërisht në finale ndaj Hajvalisë.
Të dy skuadrat e përfundojnë edicionin me nga një trofe.