Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri Kurti ka dhënë urdhër për ta shkarkuar atë nga Kuvendi, nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE- Kosovë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nesër do të flas në kuvend edhe për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë, shkruan Gazeta Enigma.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar gazetarë dhe qytetarë të dashur,
Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE- Kosovë.
Nesër po ashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë.