Qyteti i Valjevës, Serbi, u trondit këtë të shtunë nga shfaqja e një imazhi kontrovers në një billbord publik, shkruan Enigma.
Sipas raportimeve nga B92, imazhi paraqiste flamurin serb në njërën anë dhe një shqiponjë dykrenare shqiptare me plisa në kokë, e cila dukej se po mbyste shqiponjën serbe.
Fotografia u publikua në Instagram nga faqja “valjevo_live” me komentin se ky incident mund të jetë rezultat i një hakimi.
“Billbordi në qendër të qytetit. Besohet se është hakuar dhe se kjo është një prej provokimeve”, shkruan në njoftim.
Pronari i billbordit reagoi në komentet e postimit, duke deklaruar se ekrani ishte fikur sapo ai mori vesh për ngjarjen dhe se do të raportonte rastin te autoritetet kompetente.
“Jam pronari i billbordit i cili mbrëmë është hakuar. Me të marrë vesh, e kam fikur të njëjtin, ndërsa rasti do të raportohet te organet kompetente”, ka shkruar ai.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur, mirëpo mediat në Serbi janë “tronditur”.
Më poshtë, titujt e mediave serbe për këtë rast: