Halil Kastrati: “Shvercerat” dhe “Ballistët” shtrijnë dorën e pajtimit në Prekazin legjendar

Halil Kastrati: “Shvercerat” dhe “Ballistët” shtrijnë dorën e pajtimit në Prekazin legjendar

Para disa ditësh është raportuar se dy tifogrupet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, “Ballisët” dhe “Shvercerat” janë afër të pajtohen.

Në vitet e fundit, dy tifozëritë kanë pasur probleme të mëdha mes vete.

Andaj, në mëngjesin e sotëm, humanisti i njohur shqiptar, Halil Kastrati ka njoftuar për detajet e fundit.

Kastrati ka deklaruar se para një jave janë takuar në Shkup me dy tifogrupet.

Në rrjetin social “Facebook”, i pari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” bën me dije se tashmë palët ndodhen në Prekazin e Drenicës, ku do të “shtrihet dora e pajtimit”.

Njoftimi i plotë:

Mision vellazeror 

Para nje jave ishim ne Shkup me perfaqesuesit e dy tifo grupeve, Shvercerat e Shkupit dhe Ballistet e Tetoves

Tani gjindemi ne Prekazin Legjendar, ketu do jepet Besa dhe do te shtrihet dora e pajtimit ashtu siç e do Zoti dhe tradita jone ShqiptareShqiptare, Gjithmone qofshim faqebardhe!

Related Articles