Haliti kërkon të miratohen dy komisionet hetimore parlamentare: Kush është për burg, shkon në burg

Haliti kërkon të miratohen dy komisionet hetimore parlamentare: Kush është për burg, shkon në burg

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti gjatë debatit në seancën e sotme ka propozuar që të miratohen të dy komisionet hetimore parlamemtare.

Haliti kërkoi votimin e këtyre komisioneve, duke thënë “Kush është për burg, shkon në burg”.

“Ta votojmë këtë komisionin që e kanë kërkuar deputetët me 40 nënshkrime, ta qesim në votim edhe komisionin tjetër le të formohet prej drejtorit të parë të KEK-ut, qysh e ka pasë emrin… Ilaz Kurteshit”.

“Prej kohës së Ilaz Kurteshit hetohet kush çka ka marrë, çka ka hangër, çka ka ble, krejt.. votoni, s’ka naj problem. Kush është për burg, shkon në burg, kur është për me nejtë jashtë, rri jashtë”, tha ai.

Sipas Halitit, ai nuk ka qenë në dijeni që i dinë të gjitha këto keqpërdorime në prokurori dhe s’kanë kërkuar komisione hetimore.

“Unë nuk e kam ditë që i dini të gjitha. Dhe mua po më vjen keq që nuk kanë shku këta që i dinë të gjitha këto keqpërdorime në prokurori dhe s’kanë kërkuar komisione hetimore edhe më herët”, deklaroi Haliti.

Related Articles