Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, që të punojnë e të mos flasin për ç’kapjen e kapjen e shtetit, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se kushdo që e ka shkelë ligjin dihet se çfarë masa duhet të merren.
“Ju si Qeveri e partisë së Lëvizjes Vetëvendosje na keni lodhë me këtë ç’kapjen e kapjen. Zbatoni ligjet, s’keni nevojë me ç’kap kurgjo. Kush e ka shkel ligjin dihet çfarë masa duhet të merren ndaj tyre, mos e vazhdoni lojën ose fushatën elektorale te opozitës, tash keni përgjegjësi tjera se tani jeni Qeveri”, ka thënë Haliti.