Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë do të vazhdojë edhe sot.
Dëshmitari i 36-të, Sadik Halitjaha, ka dëshmuar të hënën, dhe ai pritet që ta vazhdojë dëshminë e tij edhe gjatë ditës së sotme.
Dje Halitjaha ka dhënë disa përgjigje në lidhje me zinxhirin komandues në zonën operative të Pashtrikut.
Salitjahës dje ia kanë shfaqur një dokument për të cilin kanë thënë që është raport pune në Kleckë, dhe i nënshkruar nga agim Zoga, i cili pretendohet të ketë qenë drejtor burgu në Kleckë.