Hamza në Han të Elezit premton rritje pagash dhe heqje të sanksioneve

Hamza në Han të Elezit premton rritje pagash dhe heqje të sanksioneve

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarë në Han të Elezit.

Hamza ka premtuar se pagat 50% për të gjithë në shërbimin publik do t’i rris brenda muajve të parë të mandatit të tij.

“Për mua preokupim është qysh me i zgjidh problemet e qytetarëve të Kosovës, qysh me ia bë jetën më të mirë. E kemi bërë edhe atëherë kur kanë thënë s’mundeni me bë, nuk ju lejojnë, nuk guxoni. Rritjen e pagave edhe jo më pak se 50%, në muajt e parë të mandatit”, tha Hamza.

Mw tej, Hamza tha se Hani i Elezit do t’i ketë dyert e hapura për projekte, teksa premtoi se do t’i heqin edhe sanksionet.

“Në lagjen e re do të ndërtojmë shkollën, çerdhen dhe QKMF moderne, do t’i heqim sanksionet dhe do ta financojmë rregullimin e shtratit të lumit Lepenc”, tha Hamza.

Related Articles