Hamza në Kamenicë: Së bashku për ta bërë Kosovën ma mirë

Hamza në Kamenicë: Së bashku për ta bërë Kosovën ma mirë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qytetarët e Kamenicës.

Hamza ka thënë se Kamenica është qytet i pasurive nëntokësore dhe ndërmarrësve të suksesshëm, por edhe qytet i energjisë së ripërtërishme dhe inovacionit.

“Hapin e parë e keni bërë ju, me këtë mobilizim të madh. Mobilizim që po e shoh çdo ditë, në çdo anë të Kosovës, kudo që po shkoj. Hapi i dytë është vota juaj më 9 shkurt”.

“Mobilizohuni, mobilizoni familjarët tuaj, miqtë tuaj, që të votojnë për PDK-në, për numrin 131, që ta hapim kapitullin e ri të Kosovës. Hapi i tretë do të jetë realizimi i planit që kemi përpiluar së bashku për ta bërë Kosovën ma mirë”, ka thënë Hamza.

Related Articles