Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së Hashim Thaçit në “Dukagjini”.
Ai ka thënë se fjalët e Thaçit ishin emocionuese, duke shtuar se ai shënoi një epikë edhe sonte si një hero.
Tutje, Hamza tha se Thaçin dhe të tjerët i presin më 16 shtator.
“Jashtëzakonisht shumë emocionuese fjalët e një heroi që shënoi një epokë dhe që sonte, edhe nga Haga, flet me krenarinë e luftës sonë çlirimtare dhe me besimin e palëkundur në drejtësi. Një jetë në shërbim të lirisë, shtetit dhe historisë së Kosovës nuk mund të zhbëhet nga asnjë proces dhe nga asnjë distance. Hashim Thaçi, ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë, si çlirimtarë, bashkë me mbi një milion shqiptarë që presin kthimin tuaj në atdhe. Liria ka emër”, ka thënë ai.
