Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se nëse del në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të ketë paga dhe pensione më të larta për kosovarët, raporton Gazeta “Enigma”.
Hamza përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në facebook ka thënë se do të ketë edhe mundësi më shumë për punë dhe ekonomi më të zhvilluar e më të drejtë për të gjithë qytetarët.
“50% rritje të pagave në sektorin publik, 70% rritje të pensionit bazik, 50% rritje të përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së”.
“Pagat nën 400 euro nuk do të tatohen dhe do të rriten pensionet kontributdhënëse dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës”, ka shkruar Hamza. /Gazeta Enigma/