Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka publikuar zyrtarisht listën e PDK-së për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
“Listë gjithëpërfshirëse, me profesionistë të shumtë. Energji e re me mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë dhe 37 gra që e forcojnë përfaqësimin. Një përbërje që reflekton përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit qytetar dhe shtetëror”, shkroi Hamza.
“Jemi bashkë dhe të përkushtuar për ta çuar Kosovën përpara!”, shtoi ai.

