Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me mërgatën në Stuttgart të Gjermanisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hamza u shpreh se diaspora ka shndërruar rrugët e mërgimit në rrugë të zhvillimit për Kosovën.
Ndër të tjera, ai thekson se Kuvendi i Kosovës do të ketë deputetë që do të vijnë nga diaspora e vendit.
“Ne do ta forcojmë dhe institucionalizojmë lidhjen e shtetit me diasporën. Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora jonë”, ka shkruar tutje Hamza.
“Bashkatdhetarët tanë meritojnë ma shumë! Kosova mundet ma mirë!”, thuhet në postimin e tij. /Gazeta Enigma